Partizani i dha lamtumirën ëndrrave për titullin kampion me barazimin ndaj Egnatias, teksa pa rrogozhinasit të kalonin në duelin për trofeun. Por njëkohësisht, të kuqtë kanë edhe një lajm të mirë me kualifikimin tashmë të sigurt në Ligën e Konferencës në edicionin e ardhshëm.

Falë koeficientit 6,5 që kanë në renditjen e klubeve të UEFA-s, skuadra kryeqytetase ka të sigurt praninë në vazon e skuadrave të forta të paktën në shortin e turit të parë të këtij turneu. Kjo do i japë “demave” një shtysë të rëndësishme në tentativën për të kaluar ture në këtë kompeticion e për të siguruar njëkohësisht të ardhura për klubin.

Nga ana tjetër, Dinamo e cila gjithashtu do të luajë në Ligën e Konferencës, do ta nisë rrugëtimin e saj në Europë nga vazo e skuadrave të dobëta në turin e parë të Ligës së Konferencës. Ajo përfaqësohet me atë të kampionatit që është 1,575, meqë blutë në figurojnë në renditjen e UEFA-s për shkak të mungesës prej shumë vitesh në kompeticionet e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb