Është gjetur e vdekur në vaskën e banjos, pas një intoksikimi nga alkooli Dolores O’Riordan, këngëtarja e bandës irlandeze të Cranberries.

Tetë muaj nga gjetja e saj pa jetë, në 18 janar 2018, në një hotel në Londër, mjekësia ligjore paraqiti në këto ditë përpara Westminster Court rezultatet e hetimit, duke përjashtuar kështu hipotezën e vetëvrasjes. Ndër të tjera sot Dolores do të kishte festuar 47-vjetorin.

O’Riordan u gjet pa jetë në 18 janar në dhomën e një hoteli në qytetin britanik. Sipas asaj që raporton Bbc këngëtarja ka vdekur pas një mbrëmjeje ku ka konsumuar shumë alkool, sipas dëshmisë së disa të pranishmëve.
Hetimi ka përjashtuar kështu hipotezën e vetëvrasjes, sepse në trupin e saj nuk është gjetur asnjë shenjë që ajo kishte lënduar veten.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E gjitha ka qenë një aksident i shkaktuar nga alkooli që ka konsumuar gjatë natës. Dolorez ndodhej në Britaninë e Madhe për disa regjistrime, sipas asaj që ka thënë në një deklaratë për shtyp familja e saj: Këngëtarja ndodhej në Angli me bandën irlandeze të Cranberries për të bërë disa regjistrime. Nuk dihen ende të tjera detaje”.

Sipas të përditshmes Guardian niveli i alkoolit në trupin e këngëtares ishte katër herë më i lartë se limiti, me 330mg për 100ml gjak.
(da.xha/BalkanWeb)