Dom Ernest Troshani, kardinali i parë shqiptar ka kaluar me sukses një ndërhyrje në moshën 90-vjeçare dhe ndodhet në gjendje të mirë në një spital të Firences. Kleriku i njohur shqiptar, simbol i kishës katolike dhe prijës i besimtarëve katolikë ka pasur një ndërhyrje në tëmth.
“Pas një komplikacioni dhe një ndërhyrje me sukses kirurgjikal të udhëhequr nga kirurgët më të njohur të Botës, Profesor Toneli dhe Profesor Lagji në tëmth Kardinal Ernest Troshani Simoni, në moshën 90-vjeçare ndjehet shëndosh e mirë në një nga spitalet më të njohura të Italisë në Firence.
-Papati çoi meshë për nder të Kardinal Ernest Troshan Simonit dhe u lut për shëndetin dhe jetëgjatësinë e Bariut të grigjës Shqiptare.
Kardinali i Firences, miku më i ngushtë i Papa Franceskut, Betori që u kujdes personalisht për ecurinë e operacionit, në intervistën e dhënë me këtë rast tha se Kardinal Ernest Troshan Simoni, është personifikimi i martirizimit të popullit dhe kombit shqiptar. Ai është sakrilegj i provonisë hyjnore.
Ndër 34 kardinalët që veshën rrobën e kuqe dhe kapuçin e kardinalit, shkopin e Tij, Kardinal Ernest Troshan Simoni është përzgjedhur për kalvarin, jetën e tij, si bari i rrugës së Zotit, Princ Botëror i Kishës dhe Krishtërimit Botëror, duke nderuar dhe ngritur lart emrin e kombit tonë!”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kisha.