Trajneri i njohur Roberto Donadoni ka komentuar situatën në Serie A dhe Champions League, ku nuk ka hezituar të flasë për Napolin dhe Milanin.

“Ata meritojnë gjithçka që kanë arritur deri më tani. Nuk është fjala për të folur për përralla, ëndrra apo diçka tjetër. Titulli do të shkojë në Napoli dhe nuk ka dyshime. Kjo skuadër ka shansin të bëjë mirë në Europë. Në të vërtetë, ky është një objektiv që duhet t’i vendosin vetes dhe të përpiqen ta arrijnë.”

MILANI – “Nëse shohim situatën tani, një mendje të thotë se Napoli ka më shumë avantazh ndaj Milanit në Champions League. Nuk ka skuadra të dobëta në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Pasi Milani fitoi titullin vjet, të gjithë prisnin një tjetër sezon të mrekullueshëm, por nuk ishte kështu. Kishte mungesë vazhdimësie, por mendoj se është një nënvlerësim për të fajësuar transferimet e verës.” – tha Donadoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb