Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe njëherë tjetër shpreh zhgënjimin e tij nga Rusia që nuk po arrin një armëpushim me Ukrainën.

“Jam shumë i zhgënjyer nga Rusia”, tha Donald Trump. “Jam shumë i zhgënjyer që marrëveshja midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është arritur ende”, shtoi ai.

Ndonëse janë bërë përpjekje për të arritur të paktën një armëpushim disa ditor, ende nuk është arritur kjo. Trump ka shprehur gjithnjë gatishmërinë për të qenë pjesë e tryezës, por siç duket Putin nuk e ka pranuar.

Trump e ka pranuar që nuk është e lehtë të arrihet një paqe e qëndrueshme, të paktën në të ardhmen e afërt, por do të bëjë të pamundurën për t’i dhënë fund luftës, e cila po vret çdo ditë njerëz.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb