Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit amerikan, nuk e përjashton një kandidim për Shtëpinë e Bardhë në të ardhmen. “Nuk e di, ndoshta një ditë…”, përgjigjet ai kur e pyesin nëse po shqyrton mundësinë e kandidimit për president të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, Kina po sulmon përsëri SHBA-në , duke e akuzuar atë për masa “diskriminuese” dhe një ndalim të mikroçipave të përparuar nga vendi azikatik. Sipas Pekinit, i cili premton “veprim të vendosur” në përgjigje, ky është “ngacmim dhe proteksionizëm i njëanshëm”.

Ndërkohë, Donald Trump ka njoftuar nisjen e projektit për ndërtimin e Kupolës së Artë, një mburojë raketore “për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara “.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb