“Unë nuk e fajësoj Presidentin Zelensky, por nuk jam një fans i tij”. Kështu tha presidenti amerikan Donald Trump për konfliktin në Ukrainë gjatë konferencës për shtyp me kryeministren Giorgia Meloni në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha president”, tha ai. “Unë fola me Putinin dhe ai tha se nuk do ta bënte kurrë këtë. Kemi miliona njerëz që vdesin çdo ditë. Unë nuk jam i lumtur për të (duke iu referuar Zelenskyt) apo ndonjë të përfshirë.”

“Shumë shpejt do të kemi lajme nga Rusia. Marrëveshja me Kievin për mineralet do të nënshkruhet të enjten e ardhshme.

Misionet paqeruajtëse “janë gjithmonë të mirëseardhura”. I pyetur nëse duhet të marrë pjesë edhe Italia, presidenti amerikan u përgjigj se “do të jetë vendimi i Italisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb