Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa të tjera në Poloni, njoftoi Donald Trump, duke përmbysur raportet fillestare të medias për një vonesë ose ngrirje të vendosjes së trupave amerikane në vend.
Në një postim në Truth Social të enjten, ai shkroi:
“Me rastin e zgjedhjes së suksesshme të Presidentit aktual të Polonisë, Karol Nawrotski, të cilin e mbështeta me krenari, si dhe me rastin e marrëdhënies sonë me të, kam kënaqësinë të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni.
Faleminderit për interesin tuaj për këtë çështje! President DONALD TRUMP “.
Vetëm javën e kaluar, Pentagoni tha se po vononte vendosjen e planifikuar të 4,000 trupave amerikane në Poloni, një veprim që ka zemëruar Varshavën, ndërsa SHBA-të kërkojnë të zvogëlojnë gjurmën e tyre në Evropë, si pjesë e rivlerësimit të Donald Trump për praninë ushtarake amerikane në vendet anëtare të NATO-s.

