Mediat ‘janë armiqtë e njeriut dhe partia e vërtetë opozitare’. Kështu shkruan presidenti amerikan Donald Trump në një postim në Twitter. ‘Mediat kritikohen kur janë të korruptuara dhe Fake’.

‘Për dy vjet rresht kanë shtyrë hipotezën e marrëveshjes me Rusinë, në një kohë kur nuk kishte një bashkëpunim të tillë’, pranon Trump duke ju referuar raportit të Robert Muller për Rusiagate.

Ndër të tjera demokratët i kërkojnë ministrit të drejtësisë William Barr, të prezantojë një kopje të raportit të Muller brenda 2 prillit. Kërkesa u bë nga presidentët demokratë dhe gjashtë komisionerët e Dhomës.

‘Përmbledhja me katër faqe nuk është e mjaftueshme që Kongresi të bëjë punën e tij, shkruan në një letër Barr, në të cilën kërkon të prezantohen edhe të gjitha dokumentet e lidhura me raportin.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb