Larja e flokëve me uthull molle është një metodë shumë e dobishme sepse përmirëson ndjeshëm cilësinë e flokëve, rikthen ekuilibrin e pH, stimulon rritjen e flokëve dhe e bën lëkurën e kokës më të shëndetshme. Duhet të siguroheni që të bleni një uthull molle krejtësisht organike dhe pa kimikate të shtuara në të. Përveç vetive që përmendëm më sipër, shkruan “shëndet+”, larja e kokës me uthull molle pastron lëkurën e kokës, parandalon rënien e flokëve, redukton zbokthin, rrit flokët, shkatërron bakteret dhe kërpudhat e krijuara në flokë dhe ju jep shkëlqim atyre.

Ja si duhet ta përdorni uthullën në varësi të llojit të flokëve:

Për flokët me onde, të trasha dhe të gjata: përzieni gjysmë filxhani uthull molle me gjysmë litër ujë të ngrohtë dhe më pas shpërlani kokën.

Për flokët e drejtë, të hollë dhe gjatësi mesatare: përzieni 1 lugë gjelle uthull molle me 1 gotë ujë të ngrohtë.

Për trajtim të flokëve të të gjitha llojeve: përzieni gjysmë filxhani me uthull molle dhe 2 gota ujë të ngrohtë.

Për flokët kaçurrela: përzieni 1 filxhan uthull me 3 gota ujë të nxehtë.

Larja e kokës me uthull molle duhet të përdoret një herë në 2-3 javë, mos e përdorni më shpesh sepse mund t’ju japë efektet e kundërta dhe mund t’ju dëmtojë lëkurën e kokës dhe flokët.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb