Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u shpreh mazhoranca po përpiqet që të “zaptojë” Avokatin e Popullit ashtu siç ka bërë më parë edhe me Presidentin.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balliu ka kujtuar Rregulloren, ku në nenin 72 parashikohet që mund të tërhiqet mbështetja deri në momentin që projekt vendimi nuk është votuar në parim në seancë.

Balliu: Tërheqja e nismës bëhet deri në momentin kur nuk është votuar në parim në seancë plenare. Zgjedhja e Avokatit të Popullit shkruhet projekt vendim. Thoni më mirë duam ta marrim edhe këtë si ai biçim Presidenti që kemi, merreni.
Neni 72 i Rregullores thotë kështu. Të paktën për moral jini të sinqertë. Sa kohë nuk dëgjohet më as ligj as rregullore nuk mbetet më asgjë për diskutim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb