Portieri i njohur, Donnarumma kaloi nga PSG te Manchester City. Ai, së fundmi bëri bilancin, për vitin që lamë pas.

“Ishte një vit 2025 fantastik me triumfin në Ligën e Kampionëve dhe me transferimin në Manchester City. Shpresoj që viti 2026 të jetë edhe më i mirë, duke i arritur objektivat e mëdhenj dhe duke qenë sa më lartë të jetë e mundshme me Cityn.

Ishin gjashtë muaj mjaft pozitivë. Ka gjithmonë vend për përmirësime, por jam i kënaqur se si kanë shkuar gjërat dhe se si po përmirësohemi. Është krijuar një grup fantastik”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb