PSG u shkëput shumë nga kundërshtarët në Ligue 1, por kjo solli një përgjumje te lojtarët. Tashmë distanca me vendin e dytë është vetëm 5 pikë, teksa jemi 5 javë nga fundi i kampionatit. Jo vetëm sulmi i skuadrës së Galtier nuk po funksionon, por probleme ka shfaqur edhe prapavija. Gjithsesi, portieri i PSG, Donnarumma mendon se skuadra nuk është në krizë.

“Nuk jemi në krizë, absolutisht që jo. E vërteta është që ne jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer pas një rezultati të tillë. Nuk ka të bëjë me nënvlerësimin e kundërshtarit sepse ne ishim përgatitur për të marrë tri pikët, por për fat të keq nuk ia dolëm dhe më vjen keq edhe për tifozët, pasi i zhgënjyem përsëri në shtëpi.

Ne dëgjojmë shumë gjëra në media, por jemi të përqendruar në përfundimin e sezonit, e cila është shumë e rëndësishme për të gjithë. Ne duhet të kuptojmë se çfarë shkoi keq ndaj Lorient dhe të rregullojmë gabimet tona, pasi jemi të vetëdijshëm që asgjë nuk ka përfunduar dhe patjetër që e duam titullin kampion dhe do të luftojmë deri në fund dhe këtë do ta tregojmë në fushën e lojës.” – tha Donnarumma.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: