Emri i Donnarummas është përfolur për një kalim të mundshëm te Interi. Agjenti Vincenzo Raiola, i ka dhënë fund thashethemeve për portierin, në një intervistë për mediat.

“Donnarumma? Interi tashmë ka një portier, kështu që për momentin gjithçka është e qetë.”- tha Raiola.

“Gardiani” Donnarumma ka një kontratë ekzistuese me PSG, të vlefshme deri në vitin 2026. Ai është pjesë e kampionëve të Francës që nga viti 2021.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb