TIRANE- Prej pak kohësh ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar Lëvizjen Kombëtare për Lexim në mënyrë që të nxitet leximi tek çdo moshë nëpër Shqipëri.
Por një postim në anglisht i publikuar nga ministrja Mirela Kumbaro në Twitter ka ngjallur regime te shumta për shkak të fjalorit.
“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”-ka shkruar Mirela Kumbaro në Twitter duke shkaktuar debate dhe komente të shumta.

Por nga një kërkim i thjeshtë në internet rezulton se ministrja Kumbaro i është referuar shprehjes së shkrimtarit, regjisorit dhe aktorit amerikan John Waters.
(d.d/BalkanWeb)