Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për të marrë pjesë në seancat plenare në parlament.

Berisha është në izolim prej datës 30 dhjetor, pas hetimeve që nisi SPAK për privatizimin e ish-klubit Partizani.

Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën detyrim paraqitje për Berishën, por kjo masë nuk u zbatua. Kjo bëri që SPAK ta ashpërsojë masën për ish-kryeministrin nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion, pasi ka dyshime se ka favorizuar duke nxjerrë akte nën ligjore për t’i ndihmuar dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Edhe ky i fundit ëhstë me masë sigurie “arrest shtëpie”.

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për ish-kryeministrin Sali Berisha:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.03.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 64 akti, datë 12.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 55, datë 08.02.2024 (disponuar mbi kërkesën kundër vendimit të prokurorëve për “Mospranimin e kërkesës me nr. 1001 prot, datë 15.01.2024 (hyrje në prokurori) të personit nën hetim S.B., paraqitur nëpërmjet mbrojtësit të tij, av. Sokol Mëngjesi” dhe lejimin e z. S.B., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, që të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, në përmbushje të detyrimit që buron nga ky funksion, si person i zgjedhur nga sovrani, për të ushtruar të drejtat dhe liritë politike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë) dhe vendimit nr. 87, datë 03.02.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 55, datë 08.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: