Haaland shkëlqeu në fundjavë ndaj Bournemouth, duke realizuar 2 gola. Tekniku i Cityt, Guardiola pati vetëm fjalë të mira për sulmuesin e skuadrës.

“Është ai goli i parë, mënyra si e goditi topin drejt tokës. Ishte si të thoshte: ‘Unë do ta shënoj këtë.’ Ishte ajo vendosmëri.

Haaland si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo?

“I patë numrat e atij djali? Oh Zot, sigurisht që po. Dallimi është që Cristiano dhe Messi kanë 15 vjet më shumë karrierë (se Haaland).”

Ndonjëherë jam i ashpër me të. I them të bëjë këtë apo atë më mirë, dhe ai gjithmonë e pranon me mendje të hapur. Ka lojtarë që reagojnë ‘Çfarë po thua?’, por ai është me këmbë në tokë,” tha Guardiola.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb