Armando Sadiku po luan sezonin e parë në Indi. Sulmuesi shqiptar i dhuroi një pikë Mohun Bagan ndaj Odisha-s, duke realizuar dopietë. Pas dy golave të kundërshtarëve në pjesën e parë, Sadiku “mori për dore” skuadrën në pjesën e dytë, me dy gola. Kështu, ai është përzgjedhur si pjesë e formacionit më të mirë të javës në Indian Super League.

Për lojtarin nga Elbasani, 3 janë golat e këtij edicioni, në 6 takime. Sadiku, vlen të theksojmë se luajtur edhe në Kupë. Me interes të madh priten paraqitjet e tij në vijim. Mohun Bagan renditet në vendi ne 3-të, pas 6 ndeshjesh.

Eksperienca e Armando Sadikut mund të bëjë që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho të ftojë lojtarin për Europianin e verës së ardhshme. Gjithsesi, për ftesën, futbollisti duhet të tregojë veten këto kohë me paraqitje të mira.

 

Snapinsta.app 409106576 328057430040825 2350762887189428865 N 1080

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: