Gëzim Ademaj pritet të marrë mandatin e deputetit të PD në qarkun e Vlorës pas dorëheqjes së Fation Veizaj. Ky i fundit hoqi sot dorë nga mandati, duke dhënë dhe arsyet e këtij vendimi.

Sipas listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 2021 mandati i kalon Gëzim Ademajt. Nëse dhe ky nuk e pranon, sipas radhës i kalon Jolio Dines.

Ademaj ka qenë më parë Drejtor i minierës së Selenicës dhe ishte përfaqësues i PDIU në listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 2021.

Whatsapp Image 2023 01 16 At 13.55.26
Whatsapp Image 2023 01 16 At 13.55.26

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb