Kosova tashmë është përballë sfidës së zgjedhjes së një Presidenti të ri pasi dje si rrufe në qiell të hapur Hashim Thaçi dha dorëheqjen nga posti.

Në fakt Thaçi mbajti premtimin e tij se në rast se do t’i konfirmohej aktakuza për krime lufte nga Gjykata Special e Hagës do tërhiqej dhe ai e bëri në një konferencë live.

Ndërkohë që VjosaOsmani ka marrë përkohësisht detyrën e Presidentit, partitë politike qeveritare duhet të zgjedhin një të ri. Përplasja më e madhe është mes LDK- AAK. Kjo e fundit dje nëpërmjet ministrit të drejtësisë, Selim Selimi ka konfirmuar se për kandidat për president mbështesin vetëm Ramush Haradinajn.

”AAK me vullnetin e deputetëve që ka në Kuvend, është zotuar që do ta përkrahë vetëm kandidatin për president. Ramush Haradinaj”.- tha Selimi.

Nga ana tjetër kohë më parë, nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri ka zbuluar se kandidat mund të jetë edhe Isa Mustafa. Vjosa Osmani nuk ka të drejtë ta mbajë më shumë se 6 muaj postin e Presidentit prandaj partitë do të vendosen në lëvzije për të arritur edhe në një marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb