Në rubrikën “Opinion” ishte i ftuar analisti Genc Burimi cili diskutoi për situatën politike në Francë pas dorëheqjes së kryeministrit Sebastien Lecornu.
Sipas Burimit situata politike në Francë mund të zgjidhet vetëm në zgjedhjet e vitit 2027 kur kryeministri Macron të kandidojë përsëri.
Sipas tij një pjesë e qytetarëve në Francë duan zgjedhje të parakohshme. Burimi shtoi më tej se gabimi i kryeministrit Macron ishte se ai emëroi tre kryeministër të cilët kishin pak vota nga partitë dhe deputetë.
“Qeveria e re e krijuar në Francë, zgjati vetëm 14 orë. Kjo situatë do të zgjidhet vetën në zgjedhjet e vitit 2027 kur Macron të kandidojë përsëri. Kjo krizë politike do të marrë fund dhe do të zgjidhet. Partia e tij kishte 200 deputetë dhe tani ka rënë në 100 . Macron do të evitojë rënien e qeverisë së tij .Protestat bëhen kur populli nuk dëgjohet nga politika. Në Francë duan edhe që t’ja presin “kokën” Macronit. Franca ka një sistem edhe legjislative dhe ekstremii djathë është më lartë se të tjerat. Në Francë një pjesë duan zgjedhje të parakohshme. Nëse nesër bëhen zgjedhjet Le Pen do të jetë e favorizuar. Ne po shkojmë në një politikë e cila është e njëjtë si ajo gjermane ose otaliane.Partitë duhet të bëjnë kompromise. Elektorati është i ndarë në tre pjesë dhe të bëjnë kompromise dhe kjo gjë është e pamunduar.Franca doli në vend të fundit dhe vetëm 70% e tyre janë pesimistë. Në sistem sistemi qeverisës është shumë i ndryshëm nga ai i Shqipërisë. Ose Macroni shkon në zgjedhjet legjislative dhe gabimet që bëri ai ishte që të tre kryeministrat të emëruar nga ai , ishin nga partitë të cilët kishin marrë më pak vota në zgjedhje dhe deputetë”, tha Burimi
Analisti nënvizoi se kryeministri Macron mund të emërojë një kandidatë nga partia e djathtë, dhe se protestat nga qytetarët mund të jenë prezent pasi nuk do të ketë buxhet për shkollat dhe spitalet.
“Mbrëmë Franca u trondit, pasi ishte se pse Lecornu ishte kryeminstri i tretë i cili dha dorëheqjen . Macroni mund të emërojë një kandidatë nga partia e djathtë. Problemi është se populli mund të dalë në rrugë, pasi nuk do të ketë buxhet për shkollat dhe spitalet në janar ose shkurt. Duhet të vijnë zgjedhjet presidenciale dhe të zgjidhet një president i ri. Le Pen do të jetë problem për Europën”, përfundoi Burimi
