Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi tërheqjen e Bujar Leskajt nga funksionet brenda kësaj partie.
Berisha pohoi lajmin, ndërsa theksoi se kishte pranuar dorëheqjen e Leskajt.

“E vërtetë është ajo. Bujar Leskaj ka ardhur më ka dhënë dorëheqjen. Dhe unë ia pranoj atë dorëheqje si drejtues qarku. Nuk kam më komente. Ai e ka bërë publike. Vlerësoj dorëheqjen e tij. Sugjerimi i tij, është sugjerimi i tij, por si hap këtë deklaroj. Ai do të japë kontribut në PD, por jo si drejtues qarku.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: