Bedri Hamza njoftoi të enjten se do të garojë për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Konventën e partisë më 17 nëntor. Ai shpalli kandidaturën një ditë pas dorëheqjes së kryetarit aktual, Memli Krasniqi, i cili tha se do ta mbështeste Hamzën nëse ky i fundit vendoste të garonte për pasimin e tij.

“Sot, me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e partisë sonë, e shpalli kandidaturën time për Kryetar të PDK-së,” shkroi Hamza në Facebook. Hamza, i cili garoi për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe doli i dyti, tha se beson në fuqinë e PDK-së për t’u unifikuar, reformuar dhe rikthyer si partia kryesore në vend.

“Tani është koha për një PDK të bashkuar, që lufton për drejtësi, zhvillim dhe një Kosovë evropiane. PDK është familja jonë dhe së bashku do ta hapim kapitullin e ri të fitoreve,” shtoi ai, sipas Radio Evropa e Lirë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb