TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu dorëheqjen e kryeministrit italian Mateo Renzi, pasi humbi referendumin e sheh si rrjedhojë të mos menaxhimit të mirë të reformave nga ana e tij. Sipas Shehut, dorëheqja e Renzit mund të çojë në një rikonsolidim të qendrës së djathtë.
Ai shton se pas kësaj marrëdhëniet me Shqipërinë nuk cenohen.
“Dje humbi Renzi, që pavarësisht thelbit të reformës e menaxhoi jo mirë procesin. Kjo i kushtoi dorëheqjen, që do të çojë sipas të gjitha gjasave, në një proces të afërt zgjedhor. Por asgjë nuk cënon thelbin europeist të italianëve si dhe marrëdhëniet e forta me Shqipërinë. Kjo mund të çojë në një rikonsolidim të qendrës së djathtë aty. Gjë që varet shumë nga mënyra e impostimit të Berluskonit e kolegëve të tjerë të djathtë”,- thotë Shehu.
(BalkanWeb)
