Aktivisti Ilir Xhemalaj në protestën e 99 kundër Ramës dhe qeverisë së tij, u shpreh kritik, ndërsa bëri thirrje për një pjesëmarrje masive më 7 shtator kur bëhen edheb100 ditë nga protesta.

Gjithashtu ai theksoi se protesta duhet të vazhdojë formën e saj më mosbindje civile.

“Do t’i ftoja të gjithë në protestë kombëtare nesër, të vazhdojmë mosbindjen civile ndryshe këta nuk marrin vesh, të bllokojmë institucione, të bllokojmë rrugët , t’i detyrojmë të japin dorëheqjen. Dy pikat e kryesore që kemi shpallur janë urgjente. Rama jep dorëheqjen dhe qeveri teknike”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb