Protestuesit janë bërë sërish “Zotër” të bulevardit Dëshmorët e Kombit.

Ata kanë thirrur në kor “Dorëheqje, dorëheqje”.

Vazhdohet që të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Në bulevard dëgjohen shpërthime molotovësh, që hidhen nga protestuesit.

Edhe pse policia hedh pa fund sasi të madhe gazi lotsjellës, qytetarët nuk e ndalin revoltën e tyre.

Policia ka nisur që të përdorë plumba gome.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: