Protestuesit vazhdojnë që të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Tashmë janë të shumtë në numër dhe kanë nisur edhe të bëjnë thirrje kundër qeverisë.
“Dorëheqje, dorëheqje”, janë disa nga thirrjet e studentëve dhe qytetarëve.
Situata për momentin duket më e qetë, teksa pritet të shihet sesi do të veprohet në vijim.
