Thirrjet kundër qeverisë janë intensifikuar në protestën e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime të thella politike në vend.
Një nga protestuesit iu drejtua turmës me tone të forta, duke deklaruar se protesta nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e Zvërnecit, por me të ardhmen e gjithë Shqipërisë.
“Dorëheqje! Si jeni shqiptarët e qëndrestarët më të mirë të 30 viteve? Rama mendon se ju keni ikur në Gjermani, por jo. Ata që duhet të ikin, sot, janë Rama e Berisha. Rama ik. Berisha ik. Nuk jemi vetëm për Zvërnecin por për të gjithë Shqipërisë. Atë që duan t’ia bëjnë Zvernecit, Rrjollit e Valbonës duan t’i bëjnë gjithë Shqipërisë por ne nuk do t’i lejojmë. Shqipëria e shqiptarëve vdekje tradhtarëve. Duan të japin Zvërnecin e ju të punoni kamerier në bordellot e botës. Dorëheqje dhe revolucion!”, tha një nga qytetarët
