Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re territoriale.
Ata thërrasin në kor “Dorëheqje”, “Nuk na përfaqësoni”, “Anuloni ligjet” etj.
Ndërkaq, forcat e policisë kanë bllokuar hyrjen e Kuvendit me gardh metalik.
Protestuesit janë shprehur se reforma territoriale është kundër interesave kombëtare, por se bëhet vetëm për interesat e kryeministrit Edi Rama dhe se ai do të shpopullojë Shqipërinë.
