Analisti Neritan Alibali i ftuar në “Log” u shpreh se pas zgjedhjeve të 11 majit, po shfaqet një profil i ri i kryeministrit Edi Rama, një figurë që nuk kufizohet më vetëm në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, por që përpiqet të zgjerojë ndikimin edhe mbi pushtetin vendor.

“ Me një shumicë të fortë në Kuvend, përtej 84 deputetëve, mazhoranca ka sot mundësinë të miratojë ligje të përforcuara pa pengesa të mëdha parlamentare”, tha Alibali.

Më tej, analisti Alibali u shpreh se Rama ka deklaruar në zgjedhje se do të jetë ai që do ta fusë Shqipërinë në 2030 në BE.

“Por ai ka konstatuar se strukturat e PS apo njerëzit që partia vë në nivel qendror e vendor, nuk kanë nivelin e tij ose nuk mund ta bashkëshoqërojnë në rrugëtimin drejt BE-së”, tha Alibali referuar dorëheqjeve masive në bashkitë e majta pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër, sipas Alibalit, opozita duket e paorganizuar përballë këtij zhvillimi.

“Kemi ngjarje të rënda që po ndodhin, në Theth e kudo, kemi ndërhyrjet e kryeministrit në pushtetin lokal.

Ata persona që kanë pasur për detyrë të mbrojnë territorin, ku sipas legjislacionit është krim penal, në vend që opozita të kërkojë llogari që pavarësisht ligjit institucionet e drejtuara nga PS kanë shkelur ligjin, ja vënë fajin banorëve”, u shpreh analisti Neritan Alibali.

Neritan Alibali: Po shfaqet profili i ri i Ramës, përtej pushtetit. Pas zgjedhjeve të 11 majit, ka përtej 84 deputetëve që mund të miratojë dhe ligje të përforcuara.

Nga ana tjetër, Rama përveçse ushtron të drejtën e pushtetit  si kryeministër, merr përsipër dhe të jetë në krye të pushtetit vendor.

Reflekton pushtetin e ri të Ramës në të ardhmen. Vetëm deklarata e Berishës që ka përcaktuar protestat në shtator, do të thotë të bëjmë plazh pastaj dalim protestojmë.

Kemi ngjarje të rënda që po ndodhin, në Theth e kudo, kemi ndërhyrjet e kryeministrit në pushtetin lokal. Ata persona që kanë patur për detyrë të mbrojnë territorin, ku sipas legjislacionit është krim penal, në vend që opozita të kërkojë llogari që pavarësisht ligjit institucionet e drejtuara nga PS kanë shkelur ligjin, ja vënë fajin banorëve.

Aktet e mëpasshme të Edi Ramës do të jenë më agresive për mbledhjen e pushteteve në duart e veta. Ai ka deklaruar në zgjedhje se do të jetë ai që do ta fusë Shqipërinë në 2030 në BE.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb