“KiE ka afruar me një vit misionin monitorues në vendin tonë”.
Kështu deklaron demokrati Ilir Alimehmeti, duke marrë shkas dhe nga dorëheqjet masive në bashkitë e vendit, pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama.
Alimehmeti thekson se qeveria ka bërë ndërhyrje antiligjore te pushteti vendor.
Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti shton më tej se KiE kishte planifikuar dërgimin e monitoruesve lidhur me zbatimin e Autonomisë Vendore, në vitin 2026, por nisur nga situata e krijuar në bashkitë e vendit, ekipi pritet të mbërrijë më herët.
Reagimi i Alimehmetit
Në përgjigje të ndërhyrjeve antikushtetuese, antiligjore dhe kundër Kartës Europiane të pushtetit lokal nga ana e qeverisë, pas përpjekjeve dhe takimeve të shumta me diplomatë dhe partnerë ndërkombëtarë Këshilli i Europës (Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale) vendosi afrimin me një vit të datës së monitorimit të implementimit të Kartës Europiane në Shqipëri në vjeshtën e këtij viti, ndërkohë që ishte parashikuar për vitin 2026.
✌️ Hap pas hapi, e drejta do të vijë në vend me punë, mund dhe djersë!
💪 Kokën lart dhe fundjavë të mbarë miq!

(BalkanWeb)
