Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
I njëjti draft-statut do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të këtij muaji.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus në një postim në “X”.
“Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft Statut mbi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (në kontekstin e obligimeve të parashikuara në nenet 7 dhe 10), i frymëzuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim deri në fund të majit, 2024.”, ka shkruar Knaus.
Ai shton se një gjë të tillë nuk do ta pëlqej presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.