Qeveria e Nicolas Maduro-s, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë me SHBA-në, i ofroi administratës Trump një pjesëmarrje sovrane në rezervat e naftës dhe pasuritë minerare të Venezuelës, sipas burimeve pranë negociatave që zgjatën disa muaj.
Sipas burimeve, propozimi i Karakasit, i cili mbeti aktiv edhe në kohën kur Uashingtoni e quante regjimin e Maduro-s një “kartel narko-terrorist”.
Më tej SHBA forcoi praninë ushtarake në Karaibe, ku përfshinte hapjen e plotë të të gjitha projekteve ekzistuese dhe të ardhshme të naftës dhe arit për kompanitë amerikane.
Maduro planifikon të zhvendosë eksportet e naftës nga Kina drejt SHBA-ve, ofron kontrata preferenciale për kompanitë amerikane, kufizon bashkëpunimin energjetik dhe minerar me Kinën, Iranin dhe Rusinë
Ndërkohë, retorika e ashpër dhe lëvizjet ushtarake të SHBA-ve bëjnë që shumë vëzhgues të besojnë se qëllimi përfundimtar mbetet rrëzimi i Maduro-s.
Sekretar i Jashtëm, Marco Rubio, është një nga zërat më të ashpër kundër Maduro-s, duke e cilësuar atë “të arratisur nga drejtësia amerikane” dhe “udhëheqës të paligjshëm”.
Nga ana tjetër, Venezuela reagon publikisht me retorikë të ashpër dhe zotime për të mbrojtur “revolucionin socialist” të nisur nga ish-presidenti, Hugo Chavez.
Megjithatë, në prapaskenë vazhdon të lejojë fluturime amerikane për riatdhesimin e emigrantëve dhe kërkon mënyra për të rifilluar dialogun.
