KOSOVË- Një prej të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Prizren është dorëzuar sot në policinë e Prizrenit. Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i cili deklaroi se është arrestuar Eshref Shemallari, ndërsa është ende në kërkim djali i tij Ejupi.
Babë e bir ishin të dyshuarit kryesorë për vrasjen e trefishtë në Prizren e cila shokoi gjithë Kosovën. Shemallari ka dorëzuar edhe një pistoletë në polici, duke deklaruar se ajo ishte arma e krimit.
Drejtori i Policisë për rajonin e Prizrenit, Nënkolonel Nexhmi Krasniqi, tha se Shemallari ka thënë se vetëm ai ka kryer vrasjen, ndërsa djali i tij nuk ka qëlluar, vetëm ka qenë në shoqërim me të.
(m.k/BalkanWeb)