Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka zbuluar skenarët të cilat kanë vënë në diskutim në lidhje me regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Noka ka deklaruar se përveç koalicion kërkesa për regjistrimin e të cilit është dorëzuar pak më parë në KQZ, ka qenë në diskutim edhe një tjetër skenar ku do të hyhej në zgjedhje në një koalicion tjetër, ndërsa Partia e lirisë do të garonte më vete në lidhje me këshilltarët bashkiakë, por duke mbështetur kandidatët e Primareve në shkallë vendi.

“Koalicion i bërë publik me kohë, prej kohësh PD ka një marrëveshje me PL. Jeni njohur me aktin e marrëveshjen, publike edhe marrëveshja me PBDNJ. Është afati i duhur ligjor për dorëzimin e kërkesës për regjistrim të koalicionit.

Ka qenë një ide që të hynim një koalicion partish me një mënyrë tjetër dhe PL të kandidonte për këshilla në vete, duke mbështetur në të gjithë vendin kandidatët tanë, por institucionet tona Këshilli Kombëtar dhe kryesia gjykuan se mënyra më e sigurt për të garuar është me partitë parlamentare sepse në komisionin parlamentar që u kërkua për çështjen McGonigal, rilindasit rrëzuan firmat e deputetëve duke i quajtur fallco dhe vullneti i hekurt i Ramës për të lënë PD jashtë zgjedhjeve, vendosëm kështu.

Ndaj nesh ka një front qeveritar dhe jo vetëm të luftës.
Vullneti i demokratëve nuk njihet dhe rruga e sigurt qe këshilli evidentoi ishte koalicioni.
Falenderojmë PL që edhe pse kishte hyrë në një rrugë për të mos lënë opozitën të gjymtuar e për të mos i krijuar shanset Ramës vendosën të rikonfirmojnë vullnetet për koalicion”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: