Përfaqësuesi i opozitës, Dorjan Teliti, ishte i ftuari i radhës në studion e improvizuar të News24, godina e së cilës është zaptuar prej 4 ditësh nga policia.

Teliti tha se ky është shtet policor që rrëmben dosjet e gazetarëve investigativë, në vend që duhet të ishte mbajtur procesverbal për heqjen e tyre. Sipas tij, njerëz që kanë deponuar në ato dosje do të vihen në rrezik, ndërsa njerëzit që denoncohen do të vazhdojnë të shijojnë lirinë.

“Ndërkohë që ne flasim, trapanët kërkojnë të heqin logot 25-vjecare të medias tuaj. Është skandaloze tha Teliti.

Dorian Teliti: Duhet të ruheshin të dhënat konfidenciale të gazetarëve, mediast e Focus Media News janë media me të cilat jemi rritur, dhe një ditë të bukur ti e sheh në këtë situatë. Kemi patur ne një dritare të hapur këtu, duke na u dhënë hapësira. Do të jemi këtu në mbështetje të medias News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta shqiptare. Mund të marrin kompjutera e tavolina por fjalën nuk na e marrin dot. Do të vazhdojmë të kërkojmë që gazetarëve tu kthehen ambientet e punës për të vazhduar misionin e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb