Ishte projektuar si një grup “ferri” dhe i tillë rezultoi. Një xhiro përpara fundit, në Grupin F, janë ende në lojë tre ekipe për një biletë, kalon më tej vetëm B.Dortmund, me verdhezinjtë që thyejnë kuqezinjtë brenda në “San Siro”, i dhuruan një leksion të pastër futbolli duke dalë nga Milano me tre pikë pas suksesit 1-3. Milan tradhtohet pikërisht nga “djalli” më i vjetër, Oliver Giroud, me francezin që shpërdoroi një mundësi të artë për t’i dhënë ndeshjes një tjetër rrjedhë teksa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e 6-të.

Reues
Reues

Atë që nuk bëri dot Giroud, e bëri Reus katër minuta më pas, me sulmuesit që u tregua perfekt duke mposhtur portierin Maignan. Milani u rikthye në lojë në minutën e 37-të, ku Chukwueze me një aksion personal fantastik barazoi shifrat në 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, Dortmund kapi “mat” mbrojtjen e Piolit duke realizuar golin e dytë me Bynoe-Gittens. Jo vetëm kaq, Dortmund realizoi edhe golin e tretë në minutën e 69-të, me Adeyemi që hipotekoi këtë fitore duke rezervuar një biletë për më tej në Champions League.

Karim
Karim

Në përfundim të ndeshjes, Pioli i shfaq i zhgënjyer, por vijon të besojë se mund të kualifikohen: “Kjo është një mbrëmje zhgënjyese. Kishim një mundësi, por e shpërdoruam, tani kemi për detyrë të shkojmë në Newcastle dhe të përpiqemi të fitojmë. Kemi një shans të vogël dhe do ta luajmë”, u shpreh Pioli pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: