Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi duke mos dashur të thyejë sekretin hetimor për çështjen ‘Balluku’, pasi është anëtar i Këshillit të Mandateve, deklaroi se dosja prej 1600 faqesh e SPAK, ka prova kundër zëvendëskryeministres.
Korreshi, në programin e drekës në News24, duke komentuar deklaratat e Ramës, tha se ky i fundit e di shumë mirë se ka prova kundër tij dhe Ballukut në dosje.
“Janë non-sens ato që thotë shoku Rama. Shumë shpejt do t’i trokasë te dera SPAK dhe atij. Ku e di ai që 5 anëtarët e tij dhe avokatja e Ballukut se ka marrë USB dhe e di që ato s’janë prova nga Ministria e Brendshme, ku e di ai? Zarfi u hap në Kuved, dhe USB u klonua nga Niko Meleshi, se nuk ka arsyeje tjetër! Ku e di ai? Nga e di Rama? Atëherë ai e di se zoti Peleshi ia ka çuar zotit Rama. Zoti Rama bie vet me këmbët e veta brenda. Ne nuk themi është fajtore apo jo Balluku. Se ne jemi këshill. Për aq sa kam parë në USB, i jap të drejtë SPAK për arrestimin e saj. Ka prova që lidhin Ballukun, ka përgjime, komunikime, një pjesë i dini…që gjykohen se janë prova. Se sa të vlefshme janë për dënim apo jo, por ka prova që mund ta çojnë në arrestim. A përmendet Rama në dosje? Është sekret hetimor. Emri i Ramës gjendet gjithandej. Shpresoj që të merret një vendim brenda 3 muajsh për Ballukun, pasi do të ishte puç për drejtësinë. Kjo është sfidë e hapur për drejtësinë.”, tha ai.
