Arbjan Mazniku ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në lidhje me dosjen “5D”.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për BalkanWeb dëshminë e Maznikut para gjykatës, ku theksohet fakti që nuk ka pasur njohje me Nestor Muhametllarin.

Ai ka deklaruar se ndërkohë që në periudhën 2019-2022 ka qenë nën kryetar, ka pasur kompetencat e autoritetit nën kontraktor për procedurat e tenderimit.

“Detyrat e titullarit të autoritetit kontraktor, kam bërë verifimimin final të procedurës. Sipas ligjit, nuk merresha me lëndën e kërkesës, por vetëm verifikimin e hallkave të procesit.

Ne kalonim me dhjetëra procedura në ditë. Në të gjitha rastet kujdesesha që personat përgjegjës të fushës respektive, kishin firmosur dokumente dhe bërë detyrat dhe unë më pas vetëm e certifikoja si proces”, mësohet të ketë thënë ai.

Më tej Mazniku u shpreh se kishte njohje me drejtorët Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe.

Ai ka shpjeguar se me ta kishte kontkt të vzhdueshëm pas ishin kolegë, por këmbëngul se nuk ka pasur asnjë dijeni që ata të tre kishin poasur interesa financiare.

“Kur ka qindra projekte, ka raste kur ndonjë projekt ngec. Ka pasur raste shpronësimesh, apo një kanalizim, apo një fije rryme që s’ishte në rivelimin paraprak. Këto shtynin afati në kohë”, tha ai, ndërsa ka mohuar të ketë pasur ndonjëherë ndërhyrje nga të pndehnurit në lidhje me ç1%shtjen.

I pyetur nga avokatët nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje nga të pandehuhurit, dëshmitari Mazniku u përgjigj negativisht.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: