Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama mbron skandalin e AKSHI-it për interesa familjare, pasi bashkëshortja e tij është e përfshirë.
Ai tha nga mbledhja e grupit se Rama sillet nga Linda te Belinda e anasjelltas.
“Duhet të përgatisim kuadrin më të mirë, alternativën më të mirë, kundër veprimtarisë shkatërrimtare të oligopoleve. Të ndalemi në çdo hallkë. Të kalojmë në sitë të gjitha faktorët që ndikojnë në këto çmime të tmerrshme. Pse rriten çmimet në Shqipëri si në asnjë vend tjetër. Pse Shqipëria ka çmimet më të larta se vendet e tjera të rajonit. Në detyrimin e PD, duhet të ndërmarrim një luftë frontale në mbrojtjen më të vendosur të interesave të qytetarëve. Ça ndodh me ligjet ekzistuese? Janë ligje të mira, nëse zbatohen, nuk mund të shkojnë më lartë. Ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda te Belinda dhe nga Belinda te Linda. Kjo është e vërteta. Ky dëshmitari i rremë u tha shqiptarëve se Mirlinda e AKSHI-it, e gjora na banonte në një shtëpi me qira. Kaq e gjorë ishte! Dëshmi absolute të besueshme të njerëzve, bashkëpunëtorëve më të ngushtë të saj, të atij që e ka marrë shofer dhe e bëri zv.drejtor të përgjithshëm, del se zonja ka 2 vila në Palasë dhe një apartament në Qerret dhe apartamente në Tiranë. Çfarë e shtyn atë të gënjente? Atë e shtyn fakti se linda e vërtetë e Akshit, është Linda e Surrelit. Linda e AKSHI-t ishte zbatuese, pasi AKSHI-n de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit, Ergys Agasi, Frangu, baxhanaku i Lindës së Surrelit. Rezulton se dhe kjo mbrojtje që i bën Edi Rama, Mirlindës së AKSHI-t është për interesa strikt familjare. Kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër për të groposur një çështje. Deri tani dosja është turshi. Egys Agasi, është i lirë, Qytetari dixhital thotë se shkon në Surrel. Kurrë ndonjëherë vendi nuk ka qenë në këtë paralizë si sot. Shteti ligjor është i asgjësuar! Ëndrra europiane shqiptare është e hedhur në Lanë.”, tha ai.
