Gjykata e Posaçme ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e ARRSH Gentian Gjyli.

Gazetaja Klodiana Lala raporton se GJKKO  vendosi për Gjylin masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Ndërkohë të njejtat masa sigurie janë vendosur nga GJKKO edhe për ish-administratorin e KESH, Erald Elezi

Avokati i ish kreut të ARRSH, Andi Skënderi ka deklaruar se një vendim i tillë i marrë nga gjykata vjen pasi afatet që Gjyli të ishte nën masën “arrest me burg” ishin tejkaluar.

Gjyli është nën akuzë në lidhje me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një çështje në të cilën është marrë e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb