Në një intervistë në “News24 Fundjavë” Tedi Blushi hodhi akuza të forta ndaj qeverisë Rama. Blushi u shpreh me akuza edhe ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për të cilin tha se ka vjedhur dhe grabitur paratë e shqiptarëve.

“Dosja Balluku është dosja e Ramës që po bën përpjekje për të mbrojtur provat që të çojnë të Rama dhe familja e tij. Pra tregohet në mënyrë mafioze se si Rilindja vjedh buxhetin dhe kemi dosjen e AKSHI-t që të çon në Surrel. Kjo qeveri është gati të vjedhë edhe kanatjeret e trupit,. Kjo qeveri ka prioritet zhvatjen dhe taksat e qytetarëve. 70 % e fondeve të bxhetit do alokohen në skemëne  re të Ramës për të zhvatur shqitparët. Edhe për pensionitët e kemi parë që është brë një tallje. Kemi 95 milionë euro, me rrangallat e famshme nga Bangladeshi që nuk prodhojnë energji. Në Tunelin e Llogarasë janë grabitur të paktën 50 milion dhe shuma mund të shkojë në 97 milionë euro të zhvatura. Opozita kërkon t’i jepet fund një qeverie që priorittet ka vjedhjen”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: