Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në “Studio 24”, duke folur për çështjen “Balluku”, u shpreh se në çdo rast, sikur 1 e njëmijëta e dosjes të ishte publikuar, qeveritë evropiane do të kishin dhënë dorëheqjen, ndryshe nga çfarë po ndodh në Tiranë.

Noka tha se dosja “Balluku” tregoi se si kanë qeverisur prej 13 vitesh.

“Dosja “Balluku” cfarë është? Tregon se si kanë qeverisur prej 13 vitesh. Me 1 të mijëtën e asaj dosje, cdo qeveri evropiane do kishte ikur. Kurse këta kacavirren pas mandateve, aty del kryeministri që dikton tendera.

Edi Rama nga njëra anë, Balluku nga ana tjetër. Dosja e AKSHI-t dhe më e rëndë”, tha Noka.

Flamur Noka: Duam apo s’duam ne, shqiptarët dolën në protestë kundër krimit të organizuar dhe karteleve. E kemi thënë se në Shqipëri nuk qeverisin vullnetet politike prej 2013. Rama nuk përfaqëson votën e shqiptarëve por votën e karteleve të drogës. Jemi dëshmitarë që pushteti ka pushuar së funksionuari.

Ka vite në pushtet pa votë, në një situatë të tillë, ka vetëm një rrugë. Kur votat vidhen, dosja “Balluku” cfarë është? Ulëritëse për një shtet demokratik.

Ne themi se jemi duke udhëtuar drejt BE-së dhe ky ju premton pasaportën evropiane ndërsa ka një dosje ulëritëse, dosja “Balluku” tregon se si kanë qeverisur në 13 vjet. Në atë dosje del kryeministri që dikton tendera. Nga një anë, në atë dosje, thuhet se nganjëherë rakordohen me Ballukun, nga ana tjetër përplasen për tenderat.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb