Ish-prokurori Eugen Beçi paralajmëroi se dosja e AKSHI-it është fillimi i zbulimit të shtetit paralel, ku krimi i organizuar dhe organet ligjzbatuese bashkëpunojnë.

Sipas tij, dosje të reja pritet të dalin në dritë nga SPAK, ku do të tregojnë shtetin e vërtetë paralel.

“Fatkeqësisht dosja e AKSHI-it është vetëm fillimi, do të ketë dosje të tjera që do të tregojnë se mund të ketë një shtet paralel.

Nuk është vetëm kjo dosje,  nuk ka lidhje kjo dosje me sistemin ku është përzier krimi i organizuar me politikën.

Dosje të tjera që tregojnë bashkëpunim të organeve ligjzbatuese me krimin  do të dalin në ditët në vazhdim. Është një process që nuk ndalet. Në SPAK pëshpëritet në gjuhë të huaj”, tha Beçi.

Eugen Beçi: Fatkeqësisht dosja e AKSHI-it është vetëm fillimi, do të ketë dosje të tjera që do të tregojnë se mund të ketë një shtet paralel.

Nuk është vetëm kjo dosje,  nuk ka lidhje kjo dosje me sistemin ku është përzier krimi i organizuar me politikën.

Dosje të tjera që tregojnë bashkëpunim të organeve ligjzbatuese me krimin  do të dalin në ditët në vazhdim. Është një process që nuk ndalet. Në SPAK pëshpëritet në gjuhë të huaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb