Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha se Belinda Balluku edhe pse është ish-zv.kryeministre sërish ka pushtet. Sipas tij edhe ndryshimet në qeveri janë bërë nën ndikimin e  Ballukut.

Më tej nënvizoi se në dosjen e Ballukut janë 16 mijë faqe dhe se deputetët duhet të njihen me këtë  dosje.

“Tani duhet thënë që në raport me Ballukun, ajo nuk është një ish-zv.kryeministre e zakonshme. Ka shumë pushtet. Edhe qeveria që bëri Rama tani sigurisht është bërë nën ndikimin e Ballukut, pavarësisht se nuk është më në qeveri. Nuk mund të mos marrim parasysh faktin që është e vetmja për të cilën nuk është pranuar interpelanca. Dy vite rresht është mohuar interpelanca. Nuk është bërë sepse bëhej fjalë për Ballukun. Ka një dosje prej 16 mijë faqesh. Është e papranueshme që në dy muaj, janë 15 mijë faqe çfarë nuk ka aty. Kërkova të isha prezent dhe të më jepej dosja. I jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe tani presim një vendim. Por kjo është një çështje drejt dyshimeve të sjelljeve të opozitës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: