Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur se dosja ndaj kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit është e montuar.

Ai u shpreh se mbajtja e tij në burg ka vetëm një motiv, zbulimi i zullumeve të Ramës dhe qeverisë së tij me pronat në bregdet.

“Dosja e Fredi Belerit e montuar. Tregon që Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim me votën dhe ligjet e vendit për të fshehur batërdinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat e pronarët e bregdetit.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Belerit ka një motiv, është kundërshtari politik i Ramës që do ulej në atë karrige dhe do të zbulojnë zullumet e Ramës e qeverisë së tij me pronat në bregdet.

Ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij dhe duhet të paguante haraçin nga Rama me burg. Në Shqipëria Rama ka kapur drejtësinë”, tha deputeti Noka.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: