Shtyhet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani” në GJKKO, ku mes të pandehurve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur. Shkak i shtyrjes sipas gazetares Klodiana Lala, ishte fakti se prokurori Arben Kraja kërkoi kohë për të mbajtur qëndrimin e tij lidhur me kërkesat e avokatëve.

Kreu i Partisë Demokratike Berisha u përfaqësua në seancë nga avokatët e tij, ndërsa prezent fizikisht ishte dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur.

Gjithashtu i pranishëm ishte edhe i pandehuri Xhimi Begeja, ndërsa të tjerët përfaqësoheshin nga mbrojtësit ligjorë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb