Kryeministri Edi Rama i konsideron dokrra provat e SPAK për ish-zëvendësen e tij, Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion me tenderat në disa raste, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit miliona euro dëme.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku mazhoranca prezantoi raportin e saj për kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut, Rama tha se po të ishte ai anëtar i Këshillit të Mandateve, do t’i kthente pas materialet voluminoze prej 16 mijë faqesh të Prokurorisë së Posaçme.
Edi Rama: Me libër shtëpie iu kthyen (Veliajt). Arresti pa gjyq është ky! Asgjë më shumë, asgjë më pak. Kështu na e jep kushtetuta mundësinë që mos ta humbin nga sytë dhe të mos ta ndihmojnë viktimën më të madhe të reformës në drejtësi, parimi i prezumimit të pafajësisë. Që të ngremë votën për të votuar kërkesën për arrestimin e Ballukut me kartonët, na duhet të kemi të paktën njërën nga arsyet që kemi pasur kur e kemi bërë më parë. S’po them të kemi skenë krim apo kushte flagrante, apo prishje të provave, apo tentativë arratisje, që janë arsye të vlefshme.
Për tjetrin, kishte akuzë për pastrim parash, korrësin, na u duk se kërkesa ishte e përligjur në atë kohë. Kam dhe diçka, materiali voluminoz, 16 mijë faqe, është në fakt tregues i dobësisë që ka akuza, por ato janë studime, projekteve, urdhëresa, janë arkiva e ministrisë së Infrastrukturës gjatë drejtimit të Ballukut, e marrë me kamion, e çuar për t’u futur në dosje.
Dosje që nëse bën provë për diçka, është prova më e fortë e punës së madhe serioze, të Ministrisë së Infrastrukturës, të tjerat janë dokrra. Po të isha një nga ata të Këshillit të Mandateve, do t’i ktheja pas ato 1600 faqe janë dokrra. Iluzione optike! I mbani mend ato pasqyrat e thyera kur keni qenë fëmijë, kapnin dellin dhe ia përplasin në sy sikur erdhi dielli përballë, ashtu janë dhe ato 16 mijë faqe.
