Caktohet data për seancën paraprake për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.

Gjyqtarja Etleva Deda cakton datën 29 shtator ora 12:00 për zhvillimin e seancës.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndaj kryebashkiakut janë ngritur 12 akuza penale, si korrupsion i zyrtarëve të lartë kryer në bashkëpunim ne 9 raste, pastrim parash, deklarim i rremë të pasurisë, fshehje të ardhurash, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të paligjshme në ambientet e vuajtjes së dënimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb