Dosja e radhës që pritet të trondisë opinionin publik, do të jetë Porti i Durrësit dhe Porti i Porto Romanos, dy pikat strategjike që do t’i shërbenin grupeve kriminale për kalimin e drogës.
Kështu deklaroi në “Oponencë”, moderatorja e emisionit, gazetarja Anduena Llabani e cila tha se ka dyshime që do të fitoheshin nga kartelet e krijuara nga shqiptarët në bashkëpunim me kartelet e njohura të Meksikës.
“Një deep state tjetër mendohet të jenë projektet e Portit të Durrësit dhe Porti i Porto Romanos”, u shpreh ajo.
Më tej, Llabani tha se është një trupë e caktuar për mbrojtjen fizike të prokurorëve të SPAK.
“E gjithë godina e SPAK është e monitoruar dhe e kontrolluar, që nga zarfet dhe deri tek makinat që parkohen aty deri tek perimetri. Ka disa prokurorë aty që nuk kanë frikë”, tha Llabani.
